Largësi (tip Njësi luftarake)
Njësitë luftarake të tipit Largësi mund t'a kryejnë Sulmin në distancë. Përveç se gjatë betejës mund të godasin pa frikë shpagimi, njësitë Largësi gjithashtu mund të godasin batare shtesë përpara se të filloj Ndeshja Varg.
Në betejë, njësitë Largësi luftojnë në Linjën e shigjetarëve, ose Linjën e artilerisë, në varësi të Vendndodhjes prioritare.
Kur sulmohen në Ndeshje Varg, njësitë Largësi zakonisht vuajnë dëme.
Njësitë Largësë të tanishme janë:
- Shigjetar i lehtë
- Shigjetar i rëndë
- Shigjetar elitë
- Katapultë
- Balistë
- Trebushet
Libërshënues
Libërshënuesit përdoren për akses të shpejtë tek elementeve të veçanta në Hartën Globale. Një element mund të jetë i lidhur me në librëshënues duke klikuar mbi të me butonin e majtë të mausit dhe duke zgjedhur opsionin e fundit në dritare. Elementet e ngjitura bëhen të disponueshme duke klikuar mbi libërshënuesin në këndin e sipërm të majtë të Hartës së fshatit. Lojtarët nuk mund të krijojnë më shumë se 20 librashënues. Aleatët mund të ndajnë librashënuesit mes tyre dhe kështu në fakt mund të përdorin më shumë se 20.
Limiti i popullsisë
Numri maksimal i popullsisë që një provincë mund të ketë, i cili varet nga nivelet e shtëpive.
Për më shumë informacion në lidhje me limitun e popullsisë, klikoni këtu.
Limiti i popullsisë
Vlera e "numrit maksimal të popullsisë" ndodhet në ekranin e Fermave dhe tregon numrin maksimal të mundshëm të Popullsisë për të cilën rritja neto e popullsisë në orë nuk është negative.
Linja
Dislokimi i ushtrisë në fushën e betejës është e ndarë në disa linja. Trupat e fushës së betejës janë shpërndarë në katër linja. Trupat e rrethimit të kalasë kanë marrë tre linja.
Link për të ftuar miqtë tuaj
Linku me anë të të cilit mund të ftosh miqtë të cilët duan të luajnë me ty në të njëjtën mbretëri, është i vendosur në menunë Konfigurimet. Linku është në dispozicion në mbretëritë e mëposhtme: Taktike, Beta, dhe Mega Blitz dhe në mbretëritë ku ka filluar tashmë konkurrenca mes Zotërve të mbretëtisë.
Llogaritësi Teknologjik
Platforma ku mund të vendosësh nivelin tënd aktual të një ndërtese/kërkimi dhe nivelin e Arkitekturës/Universitetit/[[443Akademisë së Shkencave] për të llogaritur çmimin e një niveli më të lartë. Ndodhet në vendosur Pemën e Teknologjisë.
Llogaritësi teknologjik i Aleancës
Platformë ku ju mund të caktosh nivelin aktual të një ndërtimi të Aleancës/kërkimi të Aleacës dhe nivelin e Arkitektures të Oficerit të Ndërtimeve/nivelin e
Universitetit të Oficerit të Shkencave për të llogaritur çmimin e nivelit më të lartë. Është e vendosur në Pemën Teknologjike.
Llotaria
Dhurata falas për lojtarët me fat. Një herë në ditë gjatë sesioneve të dhuratave, Imperia Online harton një listë, dhe përdoruesit fituesve (një për çdo mbretëri) marrin një anëtarësim Premium falas për 4 vjet, dhuratë nga Administratori i lojës. Emrat dhe mbretëritë e të gjithë fituesve janë publikisht të dukshme në menunë Dhuratat.
Logjistikë koloniale
Kërkimi që rrit distancën deri në Perandori, në të cilën mund të themelohet një koloni. Niveli i parë jep 20 milje perandorake nga Kryeqyteti. Çdo nivel në vijim rrit efektin e të mëparshmit me 8% dhe shton akoma 5 Milje perandora mbi radiusin.
Logjistikë tregtare
Kërkimi që rrit distancën deri në Perandori, në të cilën mund të themelohet një post tregtar. Niveli i parë jep 20 milje perandorake nga Kryeqyteti. Çdo nivel në vijim rrit efektin e të mëparshmit me 8% dhe shton akoma 5 Milje perandora mbi radiusin.
Logjistikë ushtarake
Kërkimi që rrit distancën deri në Perandori, në të cilën mund të themelohet një post ushatarak. Niveli i parë jep 20 milje perandorake nga Kryeqyteti. Çdo nivel në vijim rrit efektin e të mëparshmit me 8% dhe shton akoma 5 Milje perandora mbi radiusin.
Logjistikë vasale
Kërkimi që rrit distancën e mundshme nga perandoria juaj deri te vasalët e rinj. Niveli i parë i Logjistikës vasale jep fushë me radius 10 milje perandorake nga Kryeqyteti ku qytetet e pavarur mund të kthehen në vasal. Çdo nivel në vijim rrit efektin e të mëparshmit me 8% dhe shton akoma 5 Milje perandora mbi radiusin.
Loja e Fatit
Është e vendosur në tavernë. Në Lojën e Fatit merret pjesë me bileta të blera, ose me ar të barabartë me prodhimin 1-orësh të Perandorisë, ose me 5 diamante. Numri i biletave të blera është i pakufizuar. Një biletë fati për të gjitha mbretëritë tërhiqet çdo orë. Fituesi shpërblehet me një sasi ari të barabartë me prodhimin 100-orësh të tij. Shpërblimi i lojës së Fatit merret me hapjen e një kutie të veçantë në menunë Depo. Nëse ka më shumë se një shpërblim nga Loja e Fatit që ende nuk e ke marrë, mund të hapësh një kuti në ditë.
Lojtar i bllokuar
Një përdorues nën kontroll të përkohshëm nga ana e administratorëve të lojës, ose një që ka humbur të gjitha të drejtat mbi llogarinë e tij/saj për një periudhë të pacaktuar për shkak të një gabimi në lojë ose shkelje të rregullave. Lojtarët e bllokuar shfaqen me një ikonë me një zinxhir dhe një top të zi, dhe nuk mund të sulmohen nga lojtarë të tjerë.
Lojtar i heshtur
Një përdorues i cili ka humbur përkohësisht të drejtën për të dërguar mesazhe dhe
për të komentuar profilet, për shkak të mesazheve të përsëritura ofensive të raportuara nga përfituesit. Një lojtar mund të heshtet për 24 orë (për abuzimin e parë në mesazhe/komente), 168 orë (për abuzim të dytë) me mesazhe/komente) dhe për një vit të tërë (për abuzim të tretë) me mesazhe/komente). Përdoruesit e heshtur shfaqen me ikonën e një fytyre të verdhë dhe shirit të kuq në gojë.
Lojtarë të ndëshkuar
Një përdorues i cili ka humbur përkohësisht aksesin në llogari për shkak të një ndëshkimi ose një shkelje të rregullave të lojës. Kjo gjendje mund të zgjasë 24 orë, 48 orë ose një vit të tërë. Lojtarët e ndaluar shfaqen me një ikonë me zinxhirë, dhe nuk mund të sulmohen.
Luftë
Një përplasje ushtarake 168-orëshe midis dy aleancave, e cili garanton pikë ushtarake dhe të ardhura nga lufta.
Për më shumë informacion në lidhje me termat, kushtet dhe qëllimet e luftës, kliko këtu.
Luftë me garnizonin
Një pjesë e betejës së rrethimit të Kështjellës që nënkupton se muret janë tashmë të shkatërruara, dhe trupat e sulmuesit arrijnë ti sfidojnë ato nga garnizoni mbrojtës (nëse ekzistojnë ose u lanë), sipas rregullave dhe dinamikat e një betejë në fushë.
Trupat fillojnë me vlerën e moralit që kishin pas shkatërrimit të mureve, dhe kjo vlerë nuk rivendosoet për betejat me garnizonin. Një sulm Kështjelle konsiderohet i mbaruar vetëm kur mbaron beteja me garnizonin.
Lumturia
Analiza statistikore që tregon se sa e kënaqur është popullsia nga qeverisja e sovranit. Ka shumë faktorë, qofshin të përditshëm ose të përkohshëm, të cilët mund të shkaktojë rritjen ose ulje të lumturisë, dhe që duhet të konsiderohen me kujdes për të shmangur rezultatet e padëshiruara dhe të pakëndshme. Pasoja më e rëndësishme e një niveli të ulët të lumturisë (nuk rekomandohet) është emigrimi, trazirat dhe rebelimi. Së më afër nivelit maksimal të një province të jetë lumturia, aq më e lumtur është popullsia dhe aq më i vogël do të jetë rreziku i emigrimit dhe trazirat.
Për më shumë informacion mbi lumturinë, kliko këtu.
Lumturia mesatare
Vlera e lumturisë e vlefshme për të gjithë Perandorinë dhe jepet nga numri i banorëve (popullsia) dhe nga vlerat e lumturisë lokale.
popullsia e provincës së parë x lumturinë e provincës + popullsia e provincës së dytë x lumturia e provincës së dytë (etj. nëse ka më shumë
provinca) / popullsia e të gjithë Perandorisë = nivelin e Lumturisë mesatare të Perandorisë.
Lumturia mesatare e përgjithshme
Lumturi mesatare e një grupi migrimi, e llogaritur duke mbledhur vlerat individuale të lumturisë mesatare dhe duke e pjesëtuar atë me numrin e perandorive të përfshihen në grup.
Të Injoruar
Lista e të gjithë përdoruesve që janë injoruar nga lojtari.