Nder
Statistikat tregojnë sjelljen ushtarake të çdo lojtari, sipas faktit nëse ai/ajo kryen beteja të barabarta, duke luftuar në mënyrë tepër të civilizuar. Nderi fitohet në betejat me lojtarë aktivë, por gjithmonë nëse plotësohet kushti i humbjes së të paktën 10% njësive të ushtrisë tënde dhe nëse sulmi është në rrezen e lejuar x2. Të gjithë lojtarët marrin +2 pikë Nderi në ditë dhe Oficerët e Diplomacisë + 1 pikë Nderi shtesë çdo ditë. Nderi humb në plaçkitje, sulme jashtë rrezes dhe për shkak të tërheqjes së ushtrisë 15 minuta ose më shumë mbas nisjes. Nderi pozitiv dhe negativ ndikon mbi Moralin dhe Lumturinë e perandorisë.
NB! Humbja e nderit për shkak të plaçkitjes realizohet pas betejës dhe për këtë arsye është i pranishëm në raportin e betejës. Përveç plaçkitjes, nderi mund të humbitet kur sulmon lojtarë jasht rrezes, megjithatë, merret vetëm pasi sulmi është dërguar dhe për këtë arsye nuk është i pranishëm në raportin e betejës dhe Nderi gjithmonë humb edhe nëse sulmi është tërhequr.
Për më shumë informacion mbi Nderin, kliko këtu.
Ndërmerr/deklaro një luftë
Kalimi nga një marrëveshje Neutraliteti ose Armiqësie në marrëveshje lufte.
Ndërtesat e Aleancës
Urdhërohen me katër llojet e burimeve, të mbledhura ne thesarin e aleancës. Ndërtesat e aleancës mund të ndërtohen në pikat e tubimit dhe në kështjellat e aleancës. Ato kanë efektë të ndryshëm - për shembull, sigurojnë mbrojtje më të fortë të pronësisë së aleancës ose zgjerojnë rrezen e ndikimit. Çmimet dhe koha për ndërtim zvogëlohen në varësi të nivelit të Arkitekturës të Oficerit të Ndërtimit.
Ndërtesë
Epoka e Pushtimeve është emërtimi i të gjitha strukturave, ndërtesat e të cilave janë të organizuara në nivele. Çdo nivel rrit kapacitetin e ndërtesës ose forcon efektin e saj; të dyja vetitë janë
lokale përveç atyre të Universitetit dhe Akademisë së Shkencave të cilët ndikojnë mbi të gjithë Perandorinë. Sa më shumë shtresa të ketë një ndërtesë, aq më e zhvilluar konsiderohet. Imazhet e gjitha ndërtesave janë të dukshme në hartën e fshatit. Klikimi mbi një imazh hap një dritare informative për nivelin e zhvillimit të ndërtesës, ose lejon akses brenda ndërtesës. Ndërtesat ndërtohen në Bashkinë e qytetit.
Ndërtesë ekonomike
Emërtimi i të gjitha ndërtesave të cilat ndikojnë mbi aspektin ekonomik të Perandorisë.
Ndërtesë ushtarake
Emërtimi i të gjitha ndërtesave lidhur me aspektet ushtarake të Perandorisë.
Ndërtim i menjëhershëm
Përfundon ndërtimin e ndërtesës menjëherë dhe ju lejin të filloni t'a shfrytëzoni. Opsioni paguhet në diamante dhe është i vlefshëm vetëm për ndërtesa me më pak se 48 orë deri në fund të ndërtimit. Një orë e ndërtimit kërkon një diamant. Ky opsion nuk është në dispozicion, ndërsa Perandoria është nën sulm*.
*Ka këtë përjashtim: Ky opsion hapet nën sulm kur ka diferencë drastike midis ekuivalentit në ar të ushtrisë të sulmuestit dhe ekuivalentit në ar të pikëve neto të mbrojtësit.
Ndihma
Këtu lojtarët mund të raportojnë viruse, probleme, parregullsi, si dhe të bëjnë pyetje për të sqaruar dyshimet.
Ndryshues ditor i lumturisë
Një faktor me efekte pozitive ose negative mbi lumturinë, e aplikuar në bazë
ditore dhe e shpërndarë gjatë 24 orëve mes dy migrimeve.
Për të lexuar listën e plotë të ndryshuesve të lumturisë, kliko këtu.
Ndryshues i shkurtër i lumturisë
Një faktor me efekt pozitiv ose negativ mbi lumturinë i aplikuar mbi një bazë rastësore, të vetme, i shtuar ose i zbritur nga vlera e lumturisë vetëm një herë.
Për të lexuar listën e plotë të ndryshuesve të lumturisë individuale, klikoni këtu.
Nënkolonel
Gradë ushtarake dhënë për lojtarët me 75 000-99 999 pikë ushtarake.
Neutralitet
Statusi i parazgjedhur për të gjitha aleancat ose marrëdhëniet që një aleancë përfiton nga anullimi i një marrëveshjeje ose konfirmimi i një kërkese për një ndryshim pozitiv nga statusi i Armiqësisë.
Për më shumë informacion mbi neutralitetin, kliko këtu.
Nivelet e akaunteve globale
Këto nivele i përkasin të gjitha mbretërive në të cilat lojtari lozë me të njejtin emër përdoruesi. Ata asnjëherë nuk zhduken dhe asnjëherë nuk do të ulen. Përvoja e akauntin fitohet në disa mënyra:
- duke rritur pikët neto;
- duke rritur pikët ushtarake;
- duke eleminuar spiunët armik.
Për çdo foshnje fisnike të lindur merrni 20% bonus përvojë për akauntin për 6 orë në mbretërinë përkatëse.
Mbasi të arrini një nivel të caktuar të akauntit, fitoni ekstra, bonuse dhe shpërblime të ndryshme.
Njeriu i madh
Përfaqësues i klasës udhëheqëse së perandorisë tuaj. Çdo perandori ka Njerëzit e saj të Mëdhenj - Perandorin, Familja perandorake dhe Fisnikët. Të gjithë Njerëzit e Mëdhenj gjëndet në Kështjellën. Mund t'i emëroni si guvernatorë dhe gjeneralë të pronësive tuaja dhe kështu do të merrni bonuse për zhvillimin ushtarak dhe ekonomik të perandorisë tuaj. Gjithashtu mund t'i dërgoni te lojtarët e tjerë me qëllim për martesë me dikë nga anëtarët e familjes perandorake të tyre për të lidhur paqe dinastike. Nëse nuk jeni i kënaqur nga ndonjë aristokrat, mund t'a dërgoni në mërgim. Opsioni nuk është i vlefshëm për Perandorin dhe Perandoreshën.
Njeshi e Lehtë
Njësi ushtarake të klasës më të ulët. Mbrojtje dhe sulmet më të lehta të një Kalaje të klasit të lehtë me nivele - 1,2,3.
Njësitë e lehta janë: shigjetarë të lehtë, heshtarë të lehtë, shpatarë të lehtë, kalorësi e lehtë dhe dashë.
Njësi
Emri i përbashkët për të gjithë ata që marrin pjesë në zhvillimin ushtarak të Perandorisë, ushtarët edhe makinerit. Njësitë mund të klasifikohen në disa mënyra, si vijon:
- në varësi të forcës dhe të efikasitetit - të lehta, të rënda dhe elite;
- në varësi të natyrës së tyre fizike - ushtarë dhe makina rrethimi;
- në varësi të llojit të lëvizjes - këmbësorë dhe kalorës;
- Në varësi të rrugës për të sulmuar armikun trupa - sulm në distancë dhe
varg;
- Në varësi të fushës së tyre të aktivitetit - ushtarake dhe jo-ushtarake.
Njësi Elite
Njësi ushtarake elite. Mbron dhe sulmon më lehtë një Kala të klasit elitme nivele - 7, 8, 9.
Njësia elite : shigjetarët elitë, falangë, gardianët, paladinët dhe trebushet.
Njësitë e Rënda
Njësi ushtarake e klasës së mesme. Mbron dhe sulmon më lehtë një Kala të klasit të rëndë nivelet - 4, 5, 6.
Njësitë e rënda: shigjetarët e rëndë, heshtarët e rëndë, shpatarët e rëndë, kalorësi e rëndë, katapulta dhe balistat.
Normë e lartë tatimore
I pesti niveli i taksës. 4 ar për 100 punëtorë në orë. Heq 50 pikë
lumturi për 24 orë.
Normë e mesme tatimore
I katërti niveli i taksës. 3 ar për 100 punëtorë në orë. Heq 30 pikë
lumturi për 24 orë.
Normë e ulët tatimore
I treti niveli i taksës. 2 ar për 100 punëtorë në orë. Heq 15 pikë
lumturi për 24 orë.
Normë shumë e lartë tatimore
I gjashti niveli i taksës. 5 ar për 100 punëtorë në orë. Heq 75 pikë
lumturi për 24 orë.
Normë shumë e ulët e tatimit
I dyti nivel i taksës. 1 ar për 100 punëtorët në orë. Heq 5 pikë
Lumturi për 24 orë.
PM (Pakt Mossulmimi)
Përjashton sulmet dhe luftërat midis të dyja aleancave.
Për më shumë informacion mbi paktin e mossulmimit, klikoni këtu.